Qalaj i PDK-së vizitë ish-krerët të UÇK-së në Hagë: Të fala nga Çlirimtarët tanë
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë edhe një herë një vizitë te ish-komandantët e UÇK-së në Hagë.
“Ne jemi mirë kur Kosova është e mirë”, ka thënë Qalaj në një foto në Facebook të bërë para burgut të Hagës.
” Të fala nga Çlirimtarët tanë. “ Ne jemi mirë kur Kosova është mirë “- shkroi ai.
Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara.