Punimet e Fjolla Feratit rrugëtojnë nëpër ambasadat e Kosovës në Evropë, destinacion Parisi
Fjolla Ferati do ta hap ekspozitën e saj personale “Antaria” në Ambasadën e Kosovës në Paris. Pas rrugëtimit në Ambasadat në Zyrih e Gjenevë, ajo po i çon punimet e saj edhe në kryeqytetin francez. Madje këtë po e bën me një koleksion veprash që e promovojnë gruan, veçmas atë shqiptare.
Si kryetemë të veprave të zonjës Ferati janë shprehja artistike e grave me veshje e simbole kombëtare. Por nuk mungojnë as veprat abstrakte të cilat shprehin një botë plotë ngjyrë.

“Kam kontaktuar me ambasadorin Mehdi Halimi, i kam tregua për ekspozitën dhe ka pranua me u bo ky organizim”, thotë ajo për planet në Francë. E njëjta ekspozitë ka rrugëtuar edhe në Zyrrih e Gjenevë.

Tutje, Ferati thotë se këto ekspozita janë ndihmesë e mire edhe për promovimin e saj personal, por edhe të shtetit që përfaqëson.

Tutje, Ferati thotë se këto ekspozita janë ndihmesë e mire edhe për promovimin e saj personal, por edhe të shtetit që përfaqëson.
“Zakonisht jam duke punuar punime të veshjeve kombëtare dhe tradiconale shqiptare e që shumica nga publiku kanë pas shumë fjalë tmira për çdo ekspozitë dhe vepër që kanë parë e po shohin”, tha për Nacionalen Ferati.


Ekspozita do të hapet më 3 pill duke filluar nga ora 18:00.