Muharrem Qena ‘rikthehet’ në Mitrovicë, ja si e presin qytetarët - NACIONALE

Muharrem Qena ‘rikthehet’ në Mitrovicë, ja si e presin qytetarët

1 vit më parë

nga Medina Pasoma

Muharrem Qena është një prej figurave ikonike të kulturës të të gjitha kohërave dhe kjo është moti e dallueshme. Simpatia ndaj veprës së tij si këngëtar, kantautor, poet e aktor jehon gjithmonë.

Kjo është vërejtur së fundmi edhe në qytetin e Mitrovicës, me rastin e përfundimit të muralit nga organizata “Futja Ngjyrë”. Pikërisht në qendër të qytetit të vendlindjes, Qena është portretizuar nga Dhurata Begolli dhe Arlinda Blakaj.

Begolli në një podcast për Nacionalen ka treguar për gjithë procesin e punës. Pritja e qytetarëve qe e jashtëzakonshme.

“Kemi pasur plot murale, por skemi pas pritje kaq të mirë. Çdo sen që kemi punuar, qytetarët na kanë thënë ‘hë bre, a e ngjyrosët murin a?’. Kur na panë Muharremin: ‘a hallall ju koftë’, thotë Begolli ndër të tjera.

Dëgjone podcastin e plotë:

Lajme të ngjashme