Publikohet agjenda e takimit të Ohrit, Lajçaku e Borelli i takon së pari ndaras Kurtin e Vuçiqin - NACIONALE

Publikohet agjenda e takimit të Ohrit, Lajçaku e Borelli i takon së pari ndaras Kurtin e Vuçiqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra për shtyp e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimeve që do të zhvillohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Dihet se në takime do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Nga njoftimi i zyrës së BE-së, është bërë e ditur se Borrell dhe Lajçak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin, e më pas do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë së bashku.

Është njoftuar gjithashtu se ky takim do të ketë në fokus finalizimin e Aneksit të Implementimit të Marrëveshjes drejt rrugës për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se takimi në Ohër vjen pas takimit të 27 shkurtit të zhvilluar në Bruksel, ku të dyja palët janë pajtuar me propozimin franko-gjerman.

Lajme të ngjashme