Haradinaj për planin evropian: Kushdo që e kundërshton i bën dëm të madh vendit - NACIONALE

Haradinaj për planin evropian: Kushdo që e kundërshton i bën dëm të madh vendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka rikonfirmuar qëndrimin e tij dhe të partisë së tij në mbështetje të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Haradinaj pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, ka thënë se ky qëndrim është pro interesave nacionale e shtetërore.

Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është qëndrim pro interesave nacionale e shtetërore. Ky është qëndrimi që ka dalë sot nga mbledhja e kryesisë së AAK-së.” - ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së tutje ka thënë se propozimi evropian është një e arritur e madhe, dhe sipas tij i mundëson Kosovës hapjen e perspektives integruese euro-atlantike.

Në takim theksova se kjo marrëveshje e propozuar është një e arritur e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi si shtet. Rikonfirmuam mbështetjen tonë ndaj arritjes së kësaj marrëveshjeje, të bindur se kjo i mundëson Kosovës hapjen e perspektives integruese euro-atlantike dhe arritjen e njohjeve të reja. Ky qëndrim është tërësisht në interes të vendit dhe pa ndonjë kalkulim elektoral.” - ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje ka thënë se kushdo që e kundërshton dhe tenton ta pengojë i bën dëm të madh vendit.

“AAK vlerëson ndihmën e aleatëve tanë, në veçanti të ShBA-së ndaj arritjes së kësaj marrëveshje. Kushdo që e kundërshton dhe tenton ta pengojë i bën dëm të madh vendit.” - ka përfunduar Haradinaj.

Lajme të ngjashme