Pse u caktua takimi Kurti-Vuçiq në Ohër? - NACIONALE

Pse u caktua takimi Kurti-Vuçiq në Ohër?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen përsëri më 18 mars, por kësaj radhe në Ohër të Maqedonisë Veriore dhe jo në Bruksel siç u takuan më 27 shkurt. Pse në Ohër?

Kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas pranimit zyrtarisht të propozimit të Bashkimit Evropian më 27 shkurt, tash pritet të takohen përsëri më 18 mars.

Vendi i takimi tashmë është caktuar. Kurti dhe Vuçiq do të takohen në qytetin e Ohërit dhe ky qytet duket se nuk është përzgjedhur rastësisht.

Pse në Ohër?

Mediat maqedonase raportojnë takim mes Kurti dhe Vuçiqit në Ohër është ndikuar nga presidenti i serb se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend pritës i pranueshëm në rajon.

Kështu raporton media maqedonase “Nova TV” e cila thirret në burimet diplomatike të saj.

Përcaktimi i qytetit të Ohrit për takim besohet se u zgjodh pasi BE-ja mund “të demonstrojë qëndrimin e saj ndaj Marrëveshjes së Ohrit (nga viti 2001) si model i suksesshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, i cili duhet të jetë edhe frymëzim për lidershipin serb dhe atë kosovar”.

Më tej, në raportimin e kësaj gazete bëhet e ditur se vendimi u mor edhe për shkak të Vuçiqit.

U mor edhe për shkak të qëndrimit të Presidentit të Serbisë se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend i pranueshëm në rajon si vend pritës. për bisedimet, të cilat po nxehen në drejtim të gjetjes së zgjidhjes së problemit të Kosovës”.

Gjithashtu, burimet diplomatike të Nova TV theksojnë se kryediplomati i BE-së, Josep Borell, e sheh se Maqedonisë Veriore duhet t’i jepet njohja si partner strategjik si dhe për sukseset me marrëveshjen e Prespës dhe Ohrit, të cilat BE-ja i vlerëson si shembuj për zgjidhje të mosmarrëveshjeve.

Pse Maqedonia V. për Kurtin?

Në anë tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për caktimin e Maqedonisë Verirore si vend për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka treguar arsyet e tij se pse BE-ja ka zgjedhur këtë vend.

Ai gjatë Forumit Ekonomik të mbajtur në Shkup, javën e kaluara, kishte përmenderu marrëveshjen e Kumanovës me të cilën kapitulloi Jugosllavia.

Mos të harrojmë se më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe hyrja e forcave të NATO-s. Mendoj se këto elemente simbolike të Maqedonisë së Veriut ishim të rëndësishme për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, që të na ftoj në Maqedoni për takimin e radhës të nivelit të lartë.” – kishte thënë Kurti.

Mbajtjen e takimit në Ohër e kishte konfirmuar edhe i dërguar special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur për mbajtjen e takimit në Ohër.

Ai ka thënë se plani franko-gjerman mund të marrë formën përfundimtare në Ohër dhe se caktimi për takimi në këtë qytet ka simboliknë për shkak të suksesit të Marrëveshjes së Ohrit

Fakti që tani është bërë përparim serioz në Bruksel, fakti që ky progres mund të marrë formën e tij përfundimtare në Ohër, para se gjithash, e ka simbolikën e vet për shkak të suksesit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila ofron një model. për zgjidhjen e çështjeve etnike dhe është njohje e Maqedonisë së Veriut.” – ka thënë ai.

Zgjedhja e Ohrit, theksoi Osmani, është njohja e Maqedonisë së Veriut si një akter i rëndësishëm në rajon, gjegjësisht si kontribut për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, duke reflektuar kështu, siç tha, “demokracinë tonë funksionale ndëretnike, kulturës së kompromisit dhe kulturës së dialogut, që fatkeqësisht po rrallohet gjithnjë e më shumë jo vetëm në rajon, por edhe në botë.” – ka thënë tutje ai.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq u mbajt më 27 shkurt në Bruksel. Kurti dhe Vuçiq zyrtarisht pranuan propozimin e Bashkimit Evropian për normalizmin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas kësaj, BE-ja publikoi pikat e marrëveshjes që gjithsej ka 11 nene.

Lajme të ngjashme