Osmani për planin frano-gjerman: Mund të marrë formën përfundimtare në Ohër - NACIONALE

Osmani për planin frano-gjerman: Mund të marrë formën përfundimtare në Ohër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, ka folur për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konkretisht planit të ashtuquajtur franko-gjerman.

Osmani në një intervistë të dhënë për Racin.mk, ka thënë se progresi i cili u arrit në Bruksel, mund të marrë formën e tij përfundimtare në Ohër, aty ku priten të takohen Kurti e Vuçiq.

Sipas Osmanit, takimi në Ohër, e ka edhe simboliken e vet, pikërisht për shkak të marrëveshjes së Ohrit.

“Fakti që tani është bërë përparim serioz në Bruksel, fakti që ky progres mund të marrë formën e tij përfundimtare në Ohër, para se gjithash, e ka simbolikën e vet për shkak të suksesit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila ofron një model. për zgjidhjen e çështjeve etnike dhe është njohje e Maqedonisë së Veriut”, transmeton Klankosova.tv.

Zgjedhja e Ohrit, theksoi Osmani, është njohja e Maqedonisë së Veriut si një akter i rëndësishëm në rajon, gjegjësisht si kontribut për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, duke reflektuar kështu, siç tha, “demokracinë tonë funksionale ndëretnike, kulturës së kompromisit dhe kulturës së dialogut, që fatkeqësisht po rrallohet gjithnjë e më shumë jo vetëm në rajon, por edhe në botë”.

Tutje ai ka shtuar se Maqedonia e Veriut po bëhet pikë reference, që ideja evropiane të përhapet në këto zona

“Në një farë mënyre po bëhemi pikë, referencë sesi ideja evropiane mund të përhapet në këto zona”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut nëherësh kryetar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme