Pse shefi i Swatch nuk investon në Kosovë? Deputeti shqiptar në Zvicër tregon bisedën me të
Në një bisedë me gazetarin Berat Buzhala, deputeti shqiptar i Kantonit të Bernit në Zvicër, Korab Rashiti flet për një takim me përfaqesues të Swatch-it dhe përgjigjen e tyre se pse nuk investojnë në Kosovë. Veç kësaj, pse sipas z.Korab Rashiti, një ligj si ai i Byrosë për konfiskimin e pasurisë – nuk do të kalonte kurrë në Zvicër.
“Më ka ra shpesh me bisedu me ndërmarrësit këtu, sidomos me ndërmarrin se Sëatch Grupit edhe i pata thënë pse ti nuk vjen me investu në Kosovë sepse kostot i ke më të ulëta më tha se problemi i parë në Kosovë është formacioni professional, e dyta rryma.
Stabilizimi i rrymës, ai Sëatch prodhon për krejt botën, me u ndalë aty për tetë orë…
Dhe e treta siguria në investime, domethënë garancia e pronës private. Se aty munden me ndërru shumë politika, munden me thënë nesër paguani më shumë taksa ose e bën nesër një ligj minimale tepër të ulët, domethënë nuk ka stabilitet.
Domethënë, Kosova nëse nuk ta krijon një rrethanë stabiliteti afatgjatë, edhe politikat q ëjanë në Kosovë duhet me bë consensus në disa gjëra.
Pra, mundesh me politizu për do sende të vogla. Por kur ta duash shtetin ma afatgjatë duhet një politikë me konsens.
Prona private mbrohet në Kushtetutën e Kosovës. Nuk bëjnë politika populiste ku premtohet rritja e rrogave minimale që nuk mundet me e pagu private, se dikush duhet me pagu atë rrogë”, thotë ai.
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, sipas Korab Rashitit
“Kjo në Zvicër kurrë nuk do të kalonte. Sepse narraitivi pas kësaj, është jepmani mu këtë ligj e shkoj e ta marr pasurinë që është kriju me korrupsion. Por ai ligj, faktikisht për krejt është. Cdo njëri prej neve që e ka një pasuri duhet me dëshmu tiketa.
Unë nuk besoj që në Kosovë duhet t’i jepen këto kapacitete një qeverie në Kosovë. Në Kosovë, duhet të jetë liria para shtetit. Liria individuale”, thotë ai.
Vota ime më 9 shkurt, do të shkonte për opozitën - thotë Korab Rashiti, deputeti shqiptar në Kantonin e Bernit
Ata që më njohin unë jam libertarian" - thotë deputeti shqiptar Korab Rashiti i zgjedhur me mbi 60 mijë vota në Kantonin e Bernit, në Zvicër
“Këto partitë, PDK, LDK, AAK sipas meje nuk mundem me qëllu ku, por vota ime kish shku për opozitën sepse mendoj se ish kanë drejtimi ma i mirë për Kosovën, sesa politikat socialiste.
Por mendoj që edhe partitë aktuale duhet ta bëjnë njëfarë mutacioni. Kush do që dëshiron ta ndalë korrupsionin, kush do me pasë ma shumë fuqi blerëse, e do një shtet minimal por funksional.
Shkolla, natyrisht, edhe pse aty ka solucione të ndryshme. Hipën niveli i shkollave, një politikë që mund të mendohet në Kosovë dhe krejt tjerat duhet të koncentrohen në sektorin privat.
Një vizion si Singapori i Ballkanit, kjo kish me qenë diçka për të cilën unë edhe isha bë aktivist”, thotë ai në intervistën me Berat Buzhalën.
Njihuni me Korab Rashitin, shqiptari që ‘korri’ mbi 60 mijë vota dhe u bë deputet nga Kantoni i Bernit
Korab Reshitaj është deputet në Kantonin e Bernit, vend që e ka buxhetin 15 miliardë euro. Berat Buzhala ka zhvilluar një intervistë me të, dhe kjo është pjesa e parë e intervistës.
Berat Buzhala: Korab, ku ke lindë ti?
Korab Rashiti: Kam lind në Zvicër më 1986, krejt jetën jam këtu.
Berat Buzhala: Kah është me prejardhje familja jote?
Korab Rashiti: Familja ime është nga Sllatina e komunës së Vitisë.
Berat Buzhala: A vjen në Kosovë shpesh?
Korab Rashiti: Varet, kaniherë vi, kaniherë ma rrallë.
Berat Buzhala: Ti je deputet në Kantonin e Bernit?
Korab Rashiti: Po jam deputet me SVP-në, parti e qendrës së djathtë, liberal konservatore. Jam deputeti i parë shqiptar i zgjedhur këtu me një parti të djathtë.
Berat Buzhala: Sa deputetë janë këtu në kuvend, buzhala.
Korab Rashiti: Në kuvend janë 160 deputetë, cdo deputet reprezanton një regjion, me partinë e vetë.
Berat Buzhala: E ti ke konkoru edhe për deputet nacional?
Korab Rashiti: Po, kam konkuru?
Berat Buzhala: Sa vota i ke marrë?
Korab Rashiti: Në 2023 i kam marrë 65 mijë e 223 vota.
Berat Buzhala: 64 mijë? Na bohemi deputet me 10 mijë vota në Kosovë. A t’kanë votu shqiptarët?
Korab Rashiti: Kanë votu disa, disa jo, por participimi në zzgjedhje në Zvicër është shumë i ulët. Participimi është shumë i ulët.
Berat Buzhala: E pse?
Korab Rashiti: Nuk e di. Është çudi e madhe. Shqiptarët q ëjetojnë këtu e dojnë Zvicrën, e duan kulturën këtu, i duan rregullat, por është fenomen I cuditshëm sepse nuk dojnë me participu demokratikisht, pra janë neglizhentë ose janë pa interesim.
Berat Buzhala: A ke lobu ti me marrë vota këtu?
Korab Rashiti: Po, unë kam lobu për me votu, me i mësu qysh me votu.
Berat Buzhala: A është i komplikumë votimi këtu a?
Korab Rashiti: Jo nuk është e komplikume. Në Kosovë për shembull mundesh me ia dhanë një partie votën edhe 10 kandidatëve. Por këtu, në Zvicër mundesh me ua dhënë votën 10 kandidatëve të partive të ndryshme.
Berat Buzhala: A e kanë këtë sistem këtu a?
Korab Rashiti: Po. Kjo krijon njëfarë konsensusi edhe krijon mundësi për shumë kandidatë më të mirë për deputet.
Berat Buzhala: Po de po për atë Zvicra është vend demokratik.
Korab Rashiti: Po është vend demokratik dhe ka qetësi shoqërore. Klanizimi partiak shkëputet.
Berat Buzhala: Çfarë shkolle ke kry ti?
Korab Rashiti: Unë kam kry tregtinë dhe ekonominë.
Berat Buzhala: Babai yt ka qenë gazetar i njohur në vitet e 90-ta.
Korab Rashiti: Po ka qenë i njohur në Shqipëri dhe Kosovë.
Këtu krejt jetën e kam kalu.
Berat Buzhala: Anash politikës, me cka merresh, a ke punu biznes dicka?
Korab Rashiti: Duheni me ditë që në Zvicër nuk ka vetëm politikanë. Nuk jeton prej taksapaguesve, duhet me punu, politika është plus kur duhesh me kontribuu për shoqërinë.
Berat Buzhala: Pra literalisht është kontribuim.
Korab Rashiti: Po, paguhemi kur jemi present në seancë. Nuk është rrogë shumë e madhe. Këtu nuk jeton prej rrogës së deputetit.
Berat Buzhala: Pra, ti je në kantonin e Bernit që i paska 160 deputetë, sa është buxheti i Kantonit të Bernit.
Korab Rashiti: Buxheti është 15 miliardë.
Berat Buzhala: Pra, është pesë herë më i madh se i Kosovës.
Korab Rashiti: Po, pra duhet me ditë që është vetëm për Kantonin e Bernit por ekonomia është dallimi me Kosovën vetëm Kantoni i Bernit, diku 25 herë më shumë.
Berat Buzhala: Sa banorë i ka Kantoni i Bernit?
Korab Rashiti: I ka 1.3 milionë banorë.
Zvicra i ka diku rreth 500 mijë shqiptarë. Është komuniteti më i madh edhe fuqinë elektorale munden me pasë të madhe.