Propozimi i Edi Ramës për Asociacion - kryetema e javës
Dy ngjarjet kryesore që e karakterizuan javën që po e lëmë pas ishin vizita e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Esocbar dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe propozimi i draft-statutit të Asociacionin nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kjo e dyta ishte ndër temat më të diskutuara.
Kushtet e SHBA-ve dhe BE-së
Të hënën për vizitë në Kosoë ishte emisari Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe i dërguarin e Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobari.
Ata në Kosovë u takuan me udhëheqësit e vendit dhe me partitë opozitare.
Nga këto takime, Escobar dhe Lajçak patën tri kërkesa.
Kërkesa e parë e Lajçakut dhe Escobar është që të de-përshkallëzohet situata në veri të vendit menjëherë.
Në vend të dytë, është renditur kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në veri dhe pjesëmarrja e serbëve lokalë në këto zgjedhje
Ndërkaq, kërkesa e fundit është që palët të kthehen në dialog për normalizimin e marrëdhënive.
E për kërkesat e emisarëve, Kurti pati këtë përgjigje:
“U shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për de-eskalim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit.”
“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore.” – thuhej në njoftim e Zyrës së Kryeministrit.
Ndërkohë, Escobar ishte më i zëshëm. Ai kërkoi që të themelohet Asociacionin.
“Në një pikë, nëse Kosova dëshiron të ecë përpara në integrimin e saj në rrugën e saj euroatlantike, duhet ta formojë Asociacionin, do të ndodhë, por pyetja është nëse do të ndodhë me këtë Qeveri apo me të ardhmen.” – u shpreh Escobar.
Aktualisht situatë në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë, ku dihet se tensionimi i situatës atje ka prodhuar gjendje të re në vend.
Propozimi i Ramës
Javën që po e lëmë pas, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka përgatitur një draft-statut për Asociacionin.
Rama ka thënë se këtë draft e ka dërguar në Francë e Gjermani.
“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Michel dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.” – ka thënë Rama.
Kjo nismë e Ramës, nuk u prit mirë në Kosovë nga udhëheqësit e vendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk është deklaruar për të, ndërkaq zëvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e kanë kundërshtuar draftin.
Ky propozim ka nxitur reagime të jashtëzakonshme në Kosovë.
Ndërkohë, përveç këtyre dy ngjarjeve, si pasojë e situatës në veri, Kosova ka filluar të ballafaqohet me sanksione amerikane.
Pas përjashtimit nga Defender Europe 23, tash edhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë anuluar vizitat e tyre për Kosovë e po ashtu edhe zyrtarëve të Kosovës i është ndaluar udhëtimi për Amerikë.





