Propozimi i BE-së dhe konferenca e Haki Abazit - kryetemat e javës - NACIONALE

Propozimi i BE-së dhe konferenca e Haki Abazit - kryetemat e javës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të jetë kryeteme e muajve e javëve të fundit, gjithsesi edhe e javës që po e lëmë pas. Përveç kësaj teme, letrat e SHBA-ve për Serbinë, konferenca e Haki Abazit, caktimi i takimit Kurti-Vuçiq janë disa nga temat tjera të javës.

Plani franko-gjerman

Plani franko-gjerman apo propozimi i BE-së, vazhdon të jetë një nga temat më të përfolur muajve e javëve të fundit.

Për këtë plan, kryeministrit Kurti ka pranuar se pasur presion, pavarësisht se një javë më parë nuk tha të njejtën gjë. Atij i është thënë “merre” ose “lëre”.

Ata më bënë të qartë se propozimi kryesor këtë herë është fare pranë merre ose lëre. Nuk do të lejohet hapja apo negocimi i tij.” – ka thënë Kurti të hënën në Kuvendin e Kosovës ku u ftua për të diskutuar për këtë plan nga deputetët.

Tutje, ai ka thënë se plani është pranuar në parim dhe se nuk do të nënshkruhet asgjë pa u diskutuar.

"Jo. Ne e pranojmë në parim, duhet të negociojmë dhe më pas duhet ta shndërrojmë atë propozim në marrëveshje sepse ka shumë gjëra ende të padefinuara. Sidomos sa i përket garancive ndërkombëtare, mekanizmave implementues, dhe sekuencimin kohor". – ka thënë Kurti.

Në anën tjetër, opozita ka kritikuar Kurti dhe kanë kërkuar nga ai llogari të tregojë se çfarë ka pranuar në parim.

Takimi Kurti-Vuçiq

Bashkimi Evropian ka njoftuar e takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksader Vuçiq, do të mbahet më 27 shkurt në Bruksel.

Në këtë takim do diskutohet për planin franko-gjerman.

“Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit, Josep Borrell do të organizojë një takim në nivel të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të dialogut." - thuhet njoftim.

Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” - është thënë në njoftimin e BE-së.

Ky takim pritet të jetë i katërt mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Konferenca e Abazit

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, të enjtën në një konferencë për medie në hollin e Kuvendit, bërë pretendime për rastin e Astrit Deharit, teksa akuzoi edhe kryeministrit Kurti për këtë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe Vetëvendosjes.

Abazi trazoi opinionin publik, pasi apostrofoi kryeministrin Kurti në çështjen e humbjes së provave të rastit Dehari.

Por ne as si shoqëri as si qytetarë individualë nuk mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë, dhe të gjithë duhet ta kryejmë punën që na takon. Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave. Dihet qartë kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerr mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostra tjera, dhe janë zhdukur.” – ka thënë ai.

Përveç kësaj, ai përmendi edhe aktivistën e VV-së, Dejona Mihali, e cila sipas tij, bën presion dhe kontrollon grupit parlamentar të VV-së.

Për këto deklarime, kryeministri Kurti nuk u përgjigj, teksa Abazi u shkarkua nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme.

Ndaj deklarimeve të Abazit reaguan edhe prindërit e Astrit Deharit.

Letrat e amerikanëve

Në ditën e shtetësisë, Serbia pranoi letra nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe Sekretari amerikan i Shteti, Antony Blinken.

Në këto letra askund nuk u përmend çështja se dialogu me Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Në letrën që tashmë është publikuar edhe në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, Blinken thotë ShBA-të janë mbështetëse e fortë e ambicieve të Serbisë për anëtarësim në BE.

“Përshëndeta angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.” – ka thënë ai.

Kur Kurti u pyet për letrat, tha se: “Unë nuk e kam lexuar atë letër ende dhe natyrisht që nuk e kam shkruar unë,

Përveç këtyre ngjarjeve, në Kosovë, pati edhe një protestë nga përkrahësit e VV-së kundër formimit të Asociacionit. Në këtë protestë, u pa Agim Bahtiri, Shpejtim Bullqi dhe disa figura të njohur të VV-së.

Përndyshe në javën që po lëmë pas, Kosova festoi 15 vjetorin e Pavarësisë.

Lajme të ngjashme