BE: Kurti dhe Vuçiq takohen më 27 shkurt në Bruksel
Bashkimi Evropian ka njoftuar e takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksader Vuçiq, do të mbahet më 27 shkurt në Bruksel.
Një njoftimin për medie, BE-ja ka bërë me dije se në takim do të diskutohet për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili tashmë iu ka dorëzuar palëve.
“Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit, Josep Borrell do të organizojë një takim në nivel të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të dialogut” është thënë në njoftim, duke treguar temat e takimit.
“Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është thënë në njoftimin e BE-së.