Protestuesit e VV-së injorojnë flamurin e Kosovës, kundërshtojnë Asociacionin me flamuj kombëtar
Ka përfunduar protesta e përkrahësve të VV-së kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndonëse protestohej që ky asociacion të mos formohej në Kosovë, protestuesit kanë shpërfillur të gjitha simbolet e Republikës së Kosovës..
Gjatë protestës ata nuk kanë mbajtur asnjë flamur të Kosovës.
Protestuesit kanë mbajtur në duar vetëm flamuj kombëtar.
Gjithashtu, ata kanë mbajtur në duar parullat: “Bashkë kundër Asociacionit, “Asociacioni nuk kalon!”, “Jo ndarjes së Kosovës” etj.
Protesta kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është organizuar nga një numër studentësh që besohet të jenë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
Nuk dihet saktësisht se kundër kujt është e drejtuar kjo protestë, marrë parasysh që kryeministri i Kosovës mban emrin Albin dhe mbiemrin Kurti ndërkohë që kryen edhe funksionin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë protestë kanë marr pjesë edhe disa figura të njohur të VV-së.
Aty ishte kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.