Projektligji për Pagat dhe për Zyrtarët Publikë, publikohen disa propozimet e reja - NACIONALE

Projektligji për Pagat dhe për Zyrtarët Publikë, publikohen disa propozimet e reja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajënë dy seanca plenare dhe një seancë të jashtëzakonshme. Në seancën e radhës do të bëhet Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Në një dokument të siguruar nga Demokracia.com shihen amandamentet e Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik dhe në Projektligjit për Zyrtarët Publik.

Ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria propozimet për Amendamentet në këto projekltligje.

Me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në lexim të parë Projektligji për Pagat në Sektorin Publik. Pozitë e opozitë kanë qenë pro projektligjit, megjithatë, partitë opozitare kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve. Të njëjtit kanë pasur kritika për rangimet dhe përcaktimet e koeficienteve.

Ndryshe, Projektligji për Paga ka ngjallur shumë pakënaqësi te disa zyrtarë publikë. Ky projektligj, i cili dje është shqyrtuar edhe nga Komisioni për Administratë Publike, pritet të ua ulë koeficientin zyrtarëve profesional që punojnë në Kuvend të Kosovës.

Zyrtari ndërlidhës me Institucionet dhe Agjencitë e Pavarura, Fehmi Pireva ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me uljen e koeficientit të pagës për zyrtarët profesional në Kuvendin e Kosovës.

Në një prononcim për Nacionale, Pireva ka thënë se nga 8.5 sa e kishte koeficientin, me ligjin e ri për paga do t’i ulet koeficienti i pagës në 5.85.

Lajme të ngjashme