Procesohen rreth 80% e vendvotimeve: Kush janë 20 kandidatët më të votuar të PDK-së deri tani? - NACIONALE

Procesohen rreth 80% e vendvotimeve: Kush janë 20 kandidatët më të votuar të PDK-së deri tani?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Me rreth 80 për qind të vendvotimeve të procesuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me kandidatët për deputetë Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, kryesojnë renditjen e kandidatëve më të votuar të kësaj partie.

Sipas të dhënave të përditësuara më 10 qershor, në orën 21:35, janë procesuar 1,987 nga 2,498 vendvotime, apo 79.54 për qind. Në këtë fazë të numërimit, Hamza ka marrë 95,294 vota, Gruda 58,840 vota, ndërsa Tahiri 50,838 vota.

Në mesin e kandidatëve më të votuar të PDK-së janë edhe Uran Ismaili me 45,881 vota, Sala Jashari me 32,007 vota, Vlora Çitaku me 31,636 vota, Ganimete Musliu me 24,739 vota, Arben Mustafa me 22,065 vota, Mergim Lushtaku me 21,838 vota dhe Enver Hoxhaj me 21,666 vota.

20 kandidatët më të votuar të PDK-së deri më tani janë:

  • Bedri Hamza — 95,294 vota
  • Përparim Gruda — 58,840 vota
  • Arian Tahiri — 50,838 vota
  • Uran Ismaili — 45,881 vota
  • Sala Jashari — 32,007 vota
  • Vlora Çitaku — 31,636 vota
  • Ganimete Musliu — 24,739 vota
  • Arben Mustafa — 22,065 vota
  • Mergim Lushtaku — 21,838 vota
  • Enver Hoxhaj — 21,666 vota
  • Rrahman Rama — 21,023 vota
  • Elmi Reçica — 18,355 vota
  • Jakup Nura — 18,046 vota
  • Altin Krasniqi — 17,506 vota
  • Besa Kabashi Ramaj — 17,196 vota
  • Fadil Demaku — 17,116 vota
  • Eman Rrahmani — 16,753 vota
  • Bekim Haxhiu — 15,866 vota
  • Artan Behrami — 15,527 vota
  • Blerta Deliu Kodra — 15,193 vota

Numrat janë sipas përditësimit të orës 21:35.

Lajme të ngjashme