Procesi i verifikimit të votave në QKN po vazhdon, KQZ-ja ende nuk ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare - NACIONALE

Procesi i verifikimit të votave në QKN po vazhdon, KQZ-ja ende nuk ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Procesi i verifikimit të votave për kryetar të komunave në Qendrat e Komunale të Numërimit po vazhdon normalisht. Ndonëse ky proces po shkon drejt fundit, KQZ-ja ende nuk ka një datë për rezultatin final të këtyre zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se KQZ-ja është e angazhuar maksimalisht që sa më shpejt të dihen rezultatet përfundimtare.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se deri të premten në mëngjes 23 komuna kanë përfunduar verifikimin në QKN.

Aktualisht në Qendrat Komunale të Numërimit është duke u bërë verifikimi i rezultateve të zgjedhjeve për kryetar të komunave dhe verifikimi i rezultateve të zgjedhjeve për kuvende komunal. Më shumë se gjysma prej tyre tashmë kanë përmbyllur këtë proces dhe ato që kanë mbetur pritet ti shtohen është komunat tjera gjatë ditës së sotme, e premte, por edhe gjatë fundjavës”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se shpallja e rezultateve përfundimtare varet nga procesi i verifikimit në QKN.

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve pasi përfundojnë të gjitha procedurat në këto qendra komunale të numërimit si dhe pasi të bëhet numërimi i votave jashtë Kosovës, i votave të personave me nevoja të veçanta si dhe numërimi i fletëvotimeve me kusht. Pasi ta përmbyllet të gjitha këto procedura që parashihen me ligj, KQZ është në gjendje të shpall rezultatin përfundimtarë”, është shprehur Elezi.

Duke mos dhënë një datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare, ai ka treguar se kur do të mbahet raundin i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave.

Sipas tij, procesi i balotazhit do të mbahet më 9 nëntor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u angazhuar maksimalisht që sa më shpejt të shpall rezultatet përfundimtare sidomos nga gara për kryetar të komunave per faktin se sipas ligjit për zgjedhjet lokale raundi i dytë i zgjedhjeve mund të mbahet pas katër javësh ëe në këtë proces i bie të jetë data 9 nëntor”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Elezi ka treguar veprimet që do të pasojnë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

Shpallja e rezultatit përfundimtarë të një procesi zgjedhor nuk e përmbyll procesin sepse sipas ligjit për zgjedhjet. E përgjithshme palët mund të ankimohen ndaj këtij rezultati fillimisht në PZAP dhe çështja mund të shkoj deri në gjykatën supreme. KQZ duhet të pres vendimmarrjen e këtyre institucioneve para se te procedoj me certifikimin e rezultateve përfundimtarë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme