"Pritet zbatim në kohë" - kryediplomati austriak mirëpret dakordimin në Bruksel
Përfaqësuesit diplomatikë evropianë kanë mirëpritur PO-në e konfirmuar rreth planit të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi.
Kryesisht përmes rrjeteve sociale, ata kanë duartrokitur këtë dakordim, duke thënë se është çelës për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
I fundit ka qenë kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg. Ai pohoi se ka mirëpritur hapat e sotshëm drejt normalizimit, ndërsa shtoi se pritet që marrëveshjet të zbatohen në kohë.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe një shtytje drejt rrugës për në BE, është çelësi. Mirëpres hapat e sotshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Falë Josep Borrellit dehe Miroslav Lajçakut. Pritet një zbatim në kohë dhe gjithëpërfshirës pasi modalitetet të jenë dakorduar reciprokisht”, shkroi ndër tjerash ai.
Stability in the #WesternBalkans and a push forward on the road to #EU are key. I welcome today‘s steps on the normalisation of 🇷🇸-🇽🇰 relations. Thanks to @JosepBorrellF and @MiroslavLajcak!
— Alexander Schallenberg (@a_schallenberg) February 27, 2023
Expect a timely, comprehensive implementation once modalities have been mutually agreed.
