“Asociacioni është pjesa e fundit e nenit të fundit” – Çka thotë pika 10 që e permendi Kurti? - NACIONALE

“Asociacioni është pjesa e fundit e nenit të fundit” – Çka thotë pika 10 që e permendi Kurti?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas takimit në Bruksel me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Bashkimi Evropian ka publikuar zyrtarisht planin 11 pikësh të këtij dokumenti, i cili përmban 11 pika gjithsej.

Nga zhvillimet në Bruksel padiskutim që çëështja më e diskutuar ishte ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën presidenti Vuçiq deklaroi pas takimit se Kurti nuk kishte gatishmëri të diskutohet për Asociacionin.

Ndonëse në pikat 11 pikat nuk përmendet decidivisht çështja e asociacionit, neni i 10 i propozimit thotë se palët detyrohen që zbatojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara që janë nënshkruar në Bruksel.

Por, nga 33 marrëveshjet që janë nënshkruar gjithsej, është ajo edhe për Asociacionin e nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2013, marrëveshja nuk ka arritur të zbatohet asnjëherë.

“Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”, - thuhet në pikën 10 të propozimit.

Ndërkaq, kryeministri Kurti në paraqitjen para gazetarëve pas takimit, ka përmendur edhe çështjen e Asociacionit.

Për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe pohoi se është pjesa e fundit e nenit të fundit të marrëveshjes.

Lajme të ngjashme