Pritet edhe një takim tjetër Kurti – Vuçiq në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sërish sot në Bruksel.
Takimi do të jetë trepalësh bashkë me përfaqësuesit e BE-së.
Kështu po raporton Evropa e Lirë duke u bazuar në burimet e veta diplomatike.
Kjo do të jetë hera e parë që Kurti dhe Vuçiq do të takohen sërish brenda një dite në kuadër të bisedimeve në Bruksel.
Pak pas orës 10:30, Kurti dhe Vuçiq zhvilluan rundin e ri të bisedimeve, në prani të shefit të diplomacisë evropiane Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu, po qëndron edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.