Pretendimet e zyrtarit në veri: Kishte policë me armë automatike, një kolege u dërgua në emergjëncë - NACIONALE

Pretendimet e zyrtarit në veri: Kishte policë me armë automatike, një kolege u dërgua në emergjëncë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Petar Trajkoviq, drejtor i Administratës së Sportit në Mitrovicë të Veriut, e ka cilësuar si shumë të tensionuar situatën në veri të vendt.

Trajkoviq për “Kosovo-Online” , ka shpjeguar situatën, që sipas tij, ka ndodhur sot atje.

“Në fund të orarit, kemi dëgjuar një shpërthim, thyerje të derës dhe më pas, tri shpërthime të fuqishme. Shikova nga dritarja dhe pash tre policë të armatosur më armë automatike në duart e tyre, por po ashtu, edhe policë me rroba të civilëve. Punëtorët kanë përjetuar stres nga detonimet, sidomos gratë, dhe një prej kolegeve e dërguam në dhomën e emergjencës.” – ka thënë ajo.

Mediumi në fjalë, tutje e ka cituar Trajkoviq se ka thënë: “E gjithë kjo, mund të ishte implementuar ndryshe, në një mënyrë paqësore dhe demokratike, pa përdorur armë e bomba”.

Veç kësaj, ai citohet të ketë thënë se nuk kanë qenë të njoftuar se do të ndodhte kjo.

Çfarë ndodhi sot në veri?

Mediumi serb nga Kosova, Kosovo-Online, pasditen e së martës ka raportuar se anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal kanë hyrë ‘me forcë’ në objektin e komunës së Zubin Potokut të shoqëruar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kjo sipas tyre ka bërë që të shpërthejë rebelimi nga disa qytetarë.

Siç mësoi kjo gazetë, janë dëgjuar dy shpërthime ndërsa nga ndërtesa kanë dalë anëtarët e komisionit në fjalë dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Sipas asaj që mësuam në vend, anëtarët e Komisionit Komunal, me asistencën e Policisë, kanë hyrë me forcë në ambientet e komunës, kanë thyer dyert dhe kanë ndërruar bravat, para se të dalin nga ndërtesa,” – ka raportuar ky medium.

Sot ishte e planifikuar që të vendoseshin anëtarët e komisionit nëpër zyret e tyre. Nuk dihet nëse operacioni i tyre deri tash është kryer me sukses. Nacionale po provon të kontaktojë me organet kompetente për të marrë më shumë informacione.

Redaksia deri në këtë moment nuk ka arritur të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionet mbi shpërthimet në këtë qytet.

Lajme të ngjashme