Pretendimet e pushtetit për "rritje ekonomike", çfarë thonë raportet ndërkombëtare të viteve të fundit?
Viteve të fundit, raportet ndërkombëtare si ato të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë paraqitur një tablo mjaft të zymtë të Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik. Në dritën e gjendjes së rënduar ekonomike, shumë indikatorë janë përdredhur në vazhdimësi nga zyrtarët e qeverisë në përpjekje për të paraqitur një narrativë sa më optimiste të vendit. Por cilat ishin sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova në vitet e fundit sipas disa raporteve ndërkombëtare?
Deficiti i lartë tregtar, ngadalësimi i rritjes ekonomike në vitet 2022 dhe 2023, i shoqëruar me inflacion që preku nivele dyshifrore gjatë vitit 2022, ishin ndër treguesit kristal të qartë të krizës ekonomike me të cilën u përball vendi. Nga ana tjetër, logjika e pushtetit – nëpërmjet relativizimit të treguesve ekonomikë për të arritur në përfundimet e dëshiruara – të jepte përshtypjen e një zhvillimi ekonomik të paprecedentë të vendit gjatë viteve të fundit.
Goditja ekonomike që përjetoi vendi vitet e fundit me një mesatare të rritjes ekonomike më të ulët se ajo e periudhës 2019-2019 dhe inflacionin e lartë dobësoi fuqinë blerëse. Në vitin 2022, raporti i Bankës Botërore “Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje”, konstatoi se fleksibiliteti për të reduktuar efektet e inflacionit në rritje, ishte tejet minimal.
Pavarësisht shumave të konsiderueshme të parave që shpenzohen për mbrojtjen sociale, Banka Botërore kishte vlerësuar në raport se programi i ndihmës sociale është “i ngurtë dhe mund t'u ofrojë njerëzve më në nevojë vetëm pak siguri.”
Vazhdimi i presioneve të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve u vlerësuan si gërryese të familjet mesatare në Kosovë, të cilët shpenzojnë një pjesë më të madhe të buxhetit të tyre për këto nevoja.
Rritja e Bruto Produktit Vendor pa një ngadalësim drastik në gjysmën e parë të 2022, krahasuar me rritjes prej 10.5 për qind në vitin 2021.
Në raportin e fundit nga Banka Botërore, sërish u parashikua një rritje mjaft e moderuar ekonomike. Raporti madje theksoi se ngadalësimi i rritjes ekonomike në 3.1 për qind gjatë vitit 2023, ishte rezultat performancës së dobët në eksporte.
“Në vitin 2023, rritja reale e BPV-së u moderua në rreth 3.1 për qind, kryesisht për shkak të një kontributi më të ulët të eksporteve.” – thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Pavarësisht përpjekjeve për të kaluar drejt një modeli rritjeje të drejtuar nga eksporti, në raport thuhet se sfidat vazhdojnë, me vetëm 39 për qind të popullsisë në moshë pune që merr pjesë aktive në tregun e punës, një shifër edhe më e ulët për gratë me 22 për qind.
Raporti gjithashtu mbi rezultatet e vonuara të kapitalit njerëzor të Kosovës dhe zvogëlimin e popullsisë në moshë pune, që i atribuohet kryesisht migrimit të jashtëm duke paralajmëruar ndikime negative.
"Një rritje e mëtejshme e migrimit të jashtëm mund të ndikojë negativisht në ofertën dhe koston e punës", thuhet në raport.