Pretendimet e Kearns për armët në kishat ortodokse janë “të sakta”, konfirmon Sveçla: “Është fakt, po e hetojmë përfshirjen” - NACIONALE

Pretendimet e Kearns për armët në kishat ortodokse janë “të sakta”, konfirmon Sveçla: “Është fakt, po e hetojmë përfshirjen”

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Alicia Kearns, deputete britanike muaj më parë kishte ngritur alarme me pretendimet e saj se përmes ambulancave në komunat e banuara me shumicë serbe po barteshin armë prej Serbisë dhe po futeshin në manastiret ortodokse serbe. Kjo kishte shkaktuar debat të ashpër për shak të peshës së pretendimeve të saj. Hiç më larg se të dielen kur ndodhën sulmet terroriste në Kosovë nga një grup paramilitar serb saktësisht nga rrethina dhe objekti i një manastiri, njësitet speciale poliore, pas neutralizimit të terroristëve, gjetën një mal me armë si në rrethinën si në brendinë e Manastirit të Banjskës.

...ka armatim që kontrabandohet nga kufiri nga Serbia në kishat ortodokse me autoambulanca”, kishte thënë Alicia Kearns muaj më parë.

Dioçeza e Rashkës-Prizrenit si dhe Kisha Ortodokse Serbe mohuan se janë gjetur armë në Manastirit e Banjskës teksa për disa armë të gjetura provuan të justifikohet me atë se personat e armatosur me t’u arratisurit i kanë braktisur armët aty.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistës për CNN News 18 këtë të enjte, tha se “(Alicia Kearns) pati të drejtë” dhe se ato informacione “kanë qenë të sakta”. Kështu duke konfirmuar në plotni pretendimet e deputetes britanike.

Sveçla, pyetur nga gazetarja saktësisht për të thënat e Kearns, tregon se njëri nga të vrarët prej palës terroriste “ishte shofer ambulance” ndërsa njëri prej të arrestuarve është “teknik mjekësor në spitalin e Mitrovicës së Veriut”. Po, thotë Sveçla, lëvizja e lirë e personelit mjekësor në ato zona “po keqpërdorej për aktivitete terroriste”.

Ajo (Kearns) kishte të drejtë. Atë që tash dimë është se një nga terroristët e vrarë ishte shofer i ambulancës. Një nga të arrestuarve terroristë është teknik mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Qartazi kjo lëvizje e lirë e personelit mjekësor, ato po e përdornin për aktivitete terroriste”, tha ministri.

Për Sveçlën “është fakt” që armë u gjetën në objektin e Manastirit të Banjskës dhe se informacionet e mëparshme kanë qenë “të sakta”.

Fakti që gjetëm armë në Manastrit dhe u përdor si bazë ku terroristët do të shpërndanin aktivitetet e tyre, kjo na bën të besojmë se informacionet që kishim më parë janë të sakta. Kearns kishte të drejtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne jemi vend demokratik”, shtoi ai. Në dritë të kësaj, ministri u shpreh prerazi se “po hetojmë përfshirjen e të mundshme të të gjithë njerëzve në këtë manastir”.

Pyetur se si u futën këto armë brenda manastirit “brenda një ditë?”, Sveçla tha se ende nuk mund të thotë se si ngjau e tëra, ngase ende është çështje hetimi.

Për më tepër, sipas të gjetura të deritanishme të autoriteteve vendote, Sveçla dha edhe një tablo se si e paramenduar terroristët veprimin e tyre. Numër një, thotë ai, provuan të maskoheshin si personel KFOR-i, por edhe që në disa prej uniformave ushtarake ka pasur simbole të shteteve perëndimore. Për këtë të fundit, ministri tha se i kanë kontaktuar menjëherë ambasadat e këtyre shteteve.

Disa vetura ka panë pasur ngjitëse të KFOR-it. Gjithashtu edhe disa prej uniformave kanë pasur simbole të shteteve perëndimore. Sigurisht ne kontaktuam ambasadat dhe u thamë që kanë pasur uniforma me flamuj të tyre

Sveçla tregoi se terroristën kishin plan që të depërtonin deri në Mitrovicë të Veriut “të maskuar si KFOR” dhe "të ekzekutonin këdo që do t’u dilte përpara me qëllim ose aksidentalisht".

KFOR në Kosovë operon lirshëm dhe kjo do të thotë që ata do të kishin afrim të parestriktuar të secilës pjesë së Kosovës”, shtoi ai.

Informacionet që kemi deri tash është se ata kanë dashur të okupojnë disa prej rrugëve kryesore në veri. Të hynë në zonat urbane, përveç që të gjithë ishin me uniforma dhe armë, atë kishin në stok edhe 100 më shumë uniforma...Planonin të rekrutonin njerëz të tjerë në zonat të banuara me serbë”, tha ministri.

Për më tepër, Sveçla la të kuptojë për përfshirje të elementeve ruse. Dy nga motorët katër-rrotësh të kapur nga njësitet speciale kosovare “ishin prodhim rus” si dhe që autoritetet vendore kanë informacion që ato “ishin donacion rus për ushtrinë serbe”.

Dy motorët me katër rrota janë produkte ruse. Janë donacion rus për ushtrinë serbe. Disa nga armët janë prej rusie, kemi gjetur edhe dokumente në vetura që janë ruse”, shtoi ai.

Për Listën Serbe, Sveçla mprehu tonet. Tha se “morrën përgjëgjësi politike” kur i shpallën tri ditë zie për nderim të terroristëve të vrarë të dielën.

Ndërkaq për dialgun Kosovës, ministri u shpreh se “nuk besoj që është i mundshëm” në situatën e tanishme pas ngjarjes të së dielës. Jo “përderisa jemi nën sulm nga të njëjtën me të cilët duhet të bisedojnë e negocime zgjidhje që do të sillnin situatën ku të gjithë ne si rajon integrohemi në BE”, tha ministri.

Lajme të ngjashme