"Po synon të shkaktojë reagim nga KFOR-i", Kurti përgënjeshtron Vuçiqin për "marshim të shqiptarëve në Urën e Ibrit"
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar atë për përhapje të gënjeshtrave dhe përpjekje për të nxitur "një atmosferë frike dhe të shkaktojë një reagim nga KFOR-i në Mitrovicë".
Kurti dënoi pretendimet e Vuçiqit se shqiptarët gjoja po planifikojnë të marshojnë mbi urën e Ibrit.
Kreu i Qeverisë, përmes një reagimi në X, i hodhi poshtë pretendimet e presidentit serb si të pabaza dhe nxitëse, duke shkruar se retorika e Vuçiqit synon të provokojë reagim nga KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.
Sipas tij, planet për hapjen e urës kanë synim "të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve."
Regimi i Kurtit në "X":
Me pretendimet e rreme se shqiptarët po marshojnë mbi urë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq synon të krijojë një atmosferë frike dhe të shkaktojë një reagim nga KFOR-i në Mitrovicë, duke kërcënuar se nëse ata nuk përgjigjen, Serbia do ta bëjë.
Asnjë shqiptar nuk po marshon mbi urë, siç pretendon ai rrejshëm. Të gjitha planet për hapjen e urës kanë synuar të nxisin ndërveprimin paqësor midis dy komuniteteve. Megjithatë, këto akuza të rreme shpesh janë pararendëse e një sulmi të planifikuar nga Serbia. Për sigurinë e të gjithëve, ata nuk duhet dhe nuk do të lejohen të hyjnë në territorin tonë.
With false allegations that Albanians are marching over the bridge, Serbia’s President Aleksandar Vucic aims to create an atmosphere of fear and elicit a reaction from KFOR in Mitrovica, threatening that if they do not respond, Serbia will.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 6, 2024
No Albanians are marching over the…
Pretendimet e Vuçiqit
Presidenti serb, Vuçiq u shpreh “shpresues” se KFOR-i nuk do të lejojë hapjen e Urës së Ibrit “nesër” derisa u thirr në pandehjet e tij për nismën online të Agim Bahtiri.
Për Vuçiqin, kjo është "urdhër i dhënë nga (Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti", si “kundër-reagim ndaj tubimit serb në anën veriore të urës”.
“Unë shpresoj që KFOR-i nesër të reagojë siç duhet, që në pajtim me krejt çka kanë thënë ditëve të kaluara, të mbyllin urën dhe të ndalojnë pushtimin nga shqiptarët”.
“Pash që Bahtiri, nën urdhëra të Kurtit, tashmë veçse ka caktuar kundër-tubim në përgjigje ndaj mbledhjes së serbëve në anën tjetër të urës”, tha Aleksandar Vuçiq.
Reagimi i KFOR-it
KFOR-i të martën ritheksoi se çdo vendimpër hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të realizohet vetëm brenda kornizës së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Siç raportoi Radio Evropa e Lirë, KFOR-i ka bërë të ditur është plotësisht i përgatitur për t'iu përgjigjur çdo situate që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke vepruar nën mandatin e Kombeve të Bashkuara.
Kujtojmë se misioni paqembajtës në Kosovë e ka çuar në tone më serioze praninë e tyre “të pëhershme...fikse” në Urën e Ibrit, duke i shtuar fuqi deklarimeve të tyre për prani të stacionuar.