"Presion i fortë pro dhe kundër njohjes së Kosovës": Të huajt i komentojnë deklaratat nga takimi Vuçiq-Zelensky
Deklaratat e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit të përbashkët të tyre të mbajtur të martën në Athinë, kanë nxitur reagime të shumta nga figura të rëndësishme të politikës ndërkombëtare. Në takimin e tyre është biseduar edhe për Kosovën.
Profesori i njohur amerikan Edward Joseph, ish-kryeministri suedez, Karl Bildt e raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon kanë reaguar ndaj deklarimeve të tyre për Kosovën.
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka komentuar takimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën në Athinë.
Bildt në llogarinë e tij në rrjetin social X, ka shkruar se është pak e sikletshme për Ukrainën me problemin e Kosovës.
Ai ka thënë se atë çfarë ka thënë Zelensky për paprekshmërinë e kufijve është e papërshtatshme për Kosovën.
“Presion i fortë pro dhe kundër njohjes. Çështja e paprekshmërisë së kufijve që thotë Zelenski është e rëndësishme, por e papërshtatshme në rastin e Kosovës.” – ka shkruar Bildt duke reaguar ndaj njoftimit të Zelenskiy për takimin me Vuçiqin.
Slightly tricky for 🇺🇦 with the 🇽🇰 issue. Strong pressure for and against recognition. The question of inviolability of borders, which @ZelenskyyUa refers to, is important, but tricky in the 🇽🇰 case. https://t.co/UjH684oG0g
— Carl Bildt (@carlbildt) August 22, 2023
Ndërkohë, edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka komentuar takimin Zelensky-Vuçiq.
Von Cramon ka shpërndarë një shkrim të deputetit ukrainas ku kërkohet që Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ajo ka thënë se Vuçiq ka gjasa që është takuar me Zelenskyn vetëm për të bërë presion për mosnjohjen e Kosovës.
“Saktësisht: ka shumë gjasa që Vuçiqi u pajtua që të takohej me Zelenskyn që kryesisht t'i bëjë presion Ukrainës: armë për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj që Zelensky e kupton se çfarë rreziku politik mund të përfshijë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë edhe në interesin e Ukrainës.” – ka shkruar ajo në “X”.
Exactly: very likely that @avucic agreed 2meet with @ZelenskyyUa to mainly put pressure on 🇺🇦: weapons for non-recognition of Kosovo.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) August 22, 2023
I do hope that @ZelenskyyUa understands which political risk might such a deal entail. 🇽🇰 independence & stability are also in 🇺🇦 interest https://t.co/Gxa7AqazGR
Ndërkaq, profesori amerikan Edward Joseph, përmes një shkrimi në rrjetin social "X" ka kërkuar nga Zelensky që të bëhet gati të dëgjojë shumë marrëzi kinse për neutralitetin e Serbisë për luftën e Rusisë në Ukrainë.
"Vuçiqi thotë se do të ketë takim një me një me Zelenskyn të martën në Athinë. President Zelensky, përgatitu që të dëgjosh shumë gjepura për “neutralitetin” serb ndaj agresionit rus kundër vendit tuaj. Siç e dini, e vetmja gjë që është më e keqe se neutraliteti është neutraliteti i rremë." - ka shkruar ai.
Çka tha Zelensky pas takimit me Vuçiqin?
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka shkruar për bisedën që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Greqi.
Zelensky ka thënë se me Vuçiqin ka pasur një takim të hapur, të sinqertë e frytdhënës.
Ai ka thënë se ka qenë një bisedë e mirë “respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve”.
An open, honest, and fruitful meeting with the President of Serbia @AVucic.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 22, 2023
Good conversation on respect for the UN Charter and the inviolability of borders.
On our nations’ shared future in the common European home.
On developing our relations, that is in our mutual interest. pic.twitter.com/t7d9DdUH7M
“Një takim i hapur, i sinqertë dhe frytdhënës me Presidentin e Serbisë @AVucic. Bisedë e mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve. Për të ardhmen e përbashkët të kombeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane. Për zhvillimin e marrëdhënieve tona, kjo është në interesin tonë të përbashkët.” – ka shkruar ai në "X"
Çka tha Vuçiq pas takimit me Zelenskyn?
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy në Greqi, duke thënë se ka pasur një bisedë të drejtë, të hapur, miqësore, konstruktive dhe të sinqertë.
Vuçiq ka thënë se i ka konfirmuar Zelenskyt se Serbia konfirmon integritetin territorial të Ukrainës.
“Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999, duke konfirmuar se Serbia e konfirmon integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.” – ka thënë ai.
Më tej, Vuçiq ka bërë të ditur se me Zelenskyn kanë folur edhe për Kosovën, duke thënë se nuk pret që Ukraina të ndryshojë qëndrim.
"Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane. Ajo që unë mendoj është më shumë se të menduarit, jam pothuajse i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim.” – ka thënë Vuçiq.
Edhe për Greqinë, Vuçiq beson që nuk do të ndryshoj qëndrimin ndaj Kosovës.

