Presidentja Osmani: Reciprociteti në favor të qytetarëve, përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim do të dështojnë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tensioneve në veri të Mitrovicës, duke thënë se masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por vetëm në favor të qytetarëve.
Përmes një statusi në Facebook, Osmani ka ftuar qytetarët serbë të Kosovës që të mos bien pre e propagandës së Beogradit, duke shtuar se institucionet janë duke punuar për të garantuar siguri të lëvizjes dhe sundim të ligjit.
Më tej Osmani ka shtuar se, përpjekjet e Vuqiçit i cili po ndjek metodat e Putinit për destabilizim të vendit, do të dështojnë.

