Presidentja Osmani i injoron gratë që po grevojnë në hyrje të Kuvendit, nuk afrohet që t`i përshëndesë ato
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila vazhdimisht proklamon se angazhohet për avancimin e të drejtave të grave, sot nuk ka vepruar në përputhje më këtë angazhim.
Shefja e shtetit sot ka injoruar punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë hyr në grevë në shenjë proteste për pagat e ulëta.
Presidentja Osmani ka kaluar afër grave që po grevonin në hyrje të Kuvendit të Kosovës dhe nuk është ndalur për t`i përshëndetur.
Gazeta i Nacionale, që ka qenë prezent në komentin e kalimit të Osmanit afër grave, ka bërë me dije se presidentja nga distanca i ka përshëndetur ato me një zë të ulët.
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës prej disa muajsh janë duke bërë grevë dhe askush prej institucioneve nuk është marrë me kërkesat e tyre. Më herët, ato edhe kanë protestuar duke kërkuar rritje të pagës.