Presidenti shqiptar: Situata e rëndë në veri të Kosovës duhet të marrë fund
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët me rastin e ndërrimit të motmoteve.
Mes tjerash në urim, ai komentoi edhe zhvillimet në veri të Kosovës, duke thënë se ato duhet të marrin fund sa më shpejt.
Sipas tij, provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk përbëjnë gjuhën me të cilën mund të flitet.
“Situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në veri të Kosovës duhet të marrë fund. Provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk janë gjuha me të cilën mund të flitet, vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve.
Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për anëtarësimin, sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë veç tjerash Begaj.
