Presidenti i Shqipërisë telefonin Osmanin: E vlerësoj maturinë e Kosovës - NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë telefonin Osmanin: E vlerësoj maturinë e Kosovës

3 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar se ka komunikuar me homologen e saj kosovare.

Begaj njoftoi se me presidenten Vjosa Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në veri.

Ai e ka nënvizuar faktin se vendimi për bashkëpinim me partnerët ndërkombëtarë është një vendim i matur.

Tutje, Begaj deklaroi se një gjë e tillë ka shmangur një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës.

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilietit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Presidenti Begaj gjatë bisedës telefonike me Presidenten Osmani.

Lajme të ngjashme