Presidenti i Francës Macron mbërrin në Shqipëri, pritet nga Rama e shkrimtari Ismail Kadare - NACIONALE

Presidenti i Francës Macron mbërrin në Shqipëri, pritet nga Rama e shkrimtari Ismail Kadare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Francës Emanuel Macron, ka arritur në Tiranë, aty ku pritet të zhvilloj takime në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Macron është pritur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e shkrimtari i mirënjohur shqiptar i cili së fundmi mori edhe pasaportën e Kosovës Ismajl Kadare.

Presidenti francez Emanuel Macron, do të nisë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, me dorëzimin e dekoratës më të lartë të Republikës së Francës për shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare, raporton lexo.al.

Presidenti Macron do ti dorëzojë shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës franceze Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.

Ceremonia do të zhvillohet sonte në orën 20.00 në Pallatin e Brigadave.

Në ceremoni do të marrin pjesë autoritet më të larta të shtetit shqiptar, studiues shkrimtare dhe votues të Kadaresë në botë dhe Shqipëri si dhe përfaqësues të shtypit dhe institucioneve kulturore në Shqipëri.

Lajme të ngjashme