Presidenca serbe thotë që Vuçiqi i adresohet nesër popullit serb për Kosovën dhe takimin me pesëshen perëndimore
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se do t’i drejtohet nesër publikuar në lidhje me Kosovën dhe takimin me “pesëshen ndërkombëtare”.
Aleksandër Vuçiq ka thënë se nesër në ora 20:00 do t’i drejtohet publikut, ka njoftuar shërbimi për media i Presidencës së Serbisë.
Siç thuhet në atë njoftim, Vuçiqi do të flas nga ndërtesa e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së Serbisë, përcjell Kosovo-Online.
Ai fillimisht do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë ku do të njoftojë kryeministren Ana Bërnabiq dhe ministrat për bisedimet për Kosovën, por edhe për takimin me pesëshen ndërkombëtare që u mbajt ditën e premte.
Ndërkohë, sot Danas ka publikuar tekstin e planit franko-gjerman (evropian), e në të cilën parashihet edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe por edhe mos-kundërshtimi i Serbisë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me pesë emisarët perëndimorë (BE, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali) kishte thënë që bisedimet kishin qenë “shumë të vështira, ndoshta më të vështirat që kemi pasur,”

