Prattipati nuk heq dorë nga kërkesa për kyçjen e Kosovës në gazin amerikan: Siguron investimet e ardhshme amerikane
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka përsëritur kërkesën që Kosova ta pranojë gazin amerikan, teksa theksoi se kjo do t’i siguronte investime amerikane në të ardhmen.
Derisa ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve të partneritetit SHBA - Kosovë në ceremoninë e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë të mërkurën, diplomatja amerikane ka përshëndetur vendimin që Kosova i ka larguar tarifat doganore për mallrat amerikane.
Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Prattipati ka potencuar difersifikimin e energjisë duke përmendur gazin natyro të legshem.
Një gjë e tillë, sipas ambasadës, siguruar investime amerikane në të ardhmen.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati mori pjesë në pritjen e Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë, duke vlerësuar anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për forcimin e tregtisë SHBA-Kosovë. Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të eliminuar tarifat doganore për mallrat amerikane dhe mbështeti që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan për të siguruar investime të ardhshme amerikane”, është thënë në njoftim.