Pozhari pas vendimit të Kurtit për gjobat: Gjumin e ëmbël shteti me kryeministrin më pro-amerikan
Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyerjen e afati për gjobitjen e qytetarëve që në pjesën veriore të Kosovës përdorin target ilegave. Qeveria e Kosovës shtyu për 48 orë vendimin për target me kërkesën e Ambasadës së SHBA-vë në Kosovë. E kjo punë ndodhi krejt pas mesnatës të martes.
Për shtyerjen e vendimit ka reaguar analisti politik Xhevdet Pozhari. Ai u shpreh i lumtur me vendimin e kryeministrit Kurti.
“Albin Kurti: E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM (dhe të tjera)... Ju që kishit dyshime, mësoni naj sen se qysh duket një kryeministër që angazhohet për vendin e vet. “.
“Gjumin e ëmbël shteti me kryeministrin më pro-amerikan. Por, mbi të gjitha atdhetar”, ka shkruar tutje Pozhari.