Pozhari ironizon Abdixhikun: Veriu me probleme, ai në Gjermani
Analisti, Xhevdet Pozhari ka ironizuar me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi që ky i fundit ka shkuar në Gjermani dhe është takuar me mërgatën atje.
Pozhari përmes një postimi në Facebook ka thënë se Abdixhiku ka shkuar në Gjermani pas problemeve në veri, si dikur Qeveria në ekzil.
“Problemet në veri, Lumiri paska shku në Gjermani. Për çdo rast, nuk i dihet - si dikur Qeveria në ekzil”, ka shkruar Pozhari.