Porfirije thotë se Kisha Ortodokse s’mund të jetë pjesë e asnjë negocimi për Kosovën
Patriarku Profirije, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, ka folur në lidhje me dialogun e Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka theksuar se Kisha Ortodokse Serbe “nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate politike apo marrëveshje”.
“Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe posaçërisht liritë fetare paraqesin vlera universale të njerëzimit sepse këto të drejta u përkasin të gjithëve dhe duhet t’i garantohen Kishës Serbe dhe besimtarëve”, tha kreu i Kishës Ortodokse Serbe më 26 mars.
“Përveç kësaj, të drejtat universale të njeriut dhe të fesë nuk mund të trajtohen si ‘të drejta të veçanta’ vetëm për Kishën Ortodokse Serbe në ‘Kosovë dhe Metohi’. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore e Kishës Serbe dhe e njerëzve, të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë vlera kulturore, shpirtërore dhe historike, nuk mund të shihet vetëm si një rast i ‘të drejtave të veçanta’ për Kishën Ortodokse Serbe”, tha patriarku serb.