Irani këmbëngul: Hormuzi nuk rihapet pa u pranuar kushtet tona nga ShBA-ja
Mohsen Rezaee, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, i ka thënë ambasadorit të Kinës se Ngushtica e Hormuzit “nuk do të jetë e hapur derisa Shtetet e Bashkuara ta ndryshojnë sjelljen e tyre dhe t’i pranojnë kushtet e Iranit”, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve, “Tasnim”.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë “burimi i pasigurisë” në Gjirin Persik, Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Omanit, duke i akuzuar për imponimin e “një lufte ilegale” që e ka vënë tërë rajonin në rrezik. Rezaee tha se Uashingtoni “duhet ta përfundojë luftën” dhe t’i zhbllokojë fondet e bllokuara të Iranit, bashkë me përfundimin e konflikteve në mbarë rajonin, përfshirë ato në Liban dhe Gaza, transmeton televizioni “Al Jazeera”.
Ai shtoi se çfarëdo marrëveshjeje Iran – Oman për një rrugë detare nëpër Ngushticën e Hormuzit do të mbetej “e ndarë” nga çështja më e gjerë e mbylljes së Hormuzit.
Rezaee përshkroi një “marrëveshje strategjike” mes Iranit dhe Kinës, duke theksuar se të dyja vendet janë anëtare të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim dhe BRICS-it, duke e quajtur “potencial të madh” për lidhjet në të ardhmen.
Zyrtari iranian gjithashtu e mirëpriti vendimin e Kinës për të mos mbështetur një rezolutë “anti-iraniane dhe ilegale” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e paraqitur gjatë Ramazanit.