Polonia kërkon zyrtarisht leje nga Gjermania për t’i dhënë tanke Ukrainës - NACIONALE

Polonia kërkon zyrtarisht leje nga Gjermania për t’i dhënë tanke Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Polonia ka kërkuar zyrtarisht leje nga Polonia për dërgimin e tankeve të ushtrisë polake në Ukrainë, tha të martën ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Ky ministër shkroi në rrjete sociale se Berlini e ka pranuar kërkesën e Varshavës, edhe pse zyrtarët gjermanë nuk e vërtetuan menjëherë këtë gjë, raporton agjencia “Associated Press”.

Ministri polak shkroi: “Gjermanët tashmë e kanë pranuar kërkesën tonë për pëlqim për transferimin e tankeve “Leopard 2” në Ukrainë. Unë, gjithashtu, i bëj apel palës gjermane që t’i bashkohet koalicionit të vendeve që e përkrahin Ukrainën me tanke “Leopard 2”. Kjo është kauza jonë e përbashkët, sepse ka të bëjë me sigurinë e tërë Evropës!”

Ukraina për një kohë të gjatë ka kërkuar tanke nga Perëndimi për ta luftuar pushtimin rus. Britania dhe Franca tashmë kanë premtuar se do t’i dhurojnë tanke këtij shteti, por Gjermania deri më tani ka ngurruar, duke e kushtëzuar dhurimin e tankeve me një veprim të ngjashëm nga Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme