Politikani serb pretendon se ka parashikuar fjalët e Chollet-it për Asociacionin me katër komuna - NACIONALE

Politikani serb pretendon se ka parashikuar fjalët e Chollet-it për Asociacionin me katër komuna

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një deklaratë e nënsekretarit amerikan të shtetit, Derek Chollet, ka shkaktuar shqetësim në Serbi: ai mund të mos i ketë 10 komuna, por vetëm katër (ato në veri). E politikani serb Aleksandër Arsenijeviq pretendon ta ketë parashikuar një gjë të tillë.

Arsenijeviq thotë që më 20 tetor ka shprehur frikën e tij se mund të krijohej një Asociacion që do të mbulonte vetëm katër komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

“Arsenijeviq po ashtu frikësohet që Asociacioni i të ardhmes mund të mbulojë vetëm katër komunat në veri të Kosovës, duke rikujtuar se një Asociacion i tillë ekziston në Kroacinë lindore, dhe se një model i tillë në Kosovë do të ishte i mallkuar,” – është citimi i tij.

“...Kosova duhte t’ju japë qytetarëve të etnisë serbe autonomi më të madhe, në veçanti asociacion formal të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.” – shkruhej në një artikull me Derek Chollet në Financial Times.

Deri tash nuk ka pasur reagime në Kosovë nga pala shqiptare për një gjë të tillë, por duhet të kujtojmë se kryeministri i vendit ka qenë vazhdimisht kundërshtues i parimit etnik mbi të cilin themelohej Asociacioni dhe jo i numrit të komunave në të.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme