Policia tash arsyetohet se nuk e di dallimin mes mjeteve piroteknike dhe shok-bombave - NACIONALE

Policia tash arsyetohet se nuk e di dallimin mes mjeteve piroteknike dhe shok-bombave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tensionet në veri të Mitrovicës kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sontme. Lagjja e Boshnjakëve ka qenë sonte cak i tensioneve ku janë dëgjuar shpërthime.

Zëdhënësi i Polcisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti ka thënë për Nacionale se në veri kanë ndodhur dy sulme me shok-bomba në dy lokacione të ndryshme.

Mirëpo paraprakisht, Hoti i tha Nacionales se shpërthimet kanë qenë mjete piroteknike dhe nuk kishte asgjë për tu shqetësuar.

Megjithatë, Nacionale kontaktoi përsëri Hotin për t’i sqaruar informacionet e ndryshme.

I pyetur se pse fillimisht dhanë informacine për mediat se shpërthimet ishin mjete piroteknike, Hoti tha nuk munden të vertetojnë shumë shpejt policia se çfarë mjete kanë shpërthyer.

“Dëgjom shpirti jem, ju (gazetarët) në sekond po e lypni informacionin, ata policët nuk e dinë a është mjet piroteknik a granatë dore, a bombë automike pa shku në vend të ngjarjes, na kemi thanë mjeti piroteknike, qashtu jau ka qit, dhe tash këto shok-bombat nuk kanë aftësi shkatërruese, kanë vetëm aftësi zëruese, zërin e kanë shumë të madh, për atë arsye quhen shock-bomba , dmth efektin e zërit e ka, nuk ka aftësi shkatërruese ka qenë shok-bomba”, tha Hoti.

Por, zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut tha nuk e di nëse shok-bombat klasifikohen si mjete pirotenike.

“Tash nuk e di a hynë edhe këto në cilësinë e mjeteve piroteknike, unë ekspert i këtyre çështjeve nuk jam, sinqerisht nuk e di”, tha Hoti.

Por çfarë është një shok-bombë?

Shok-bomba, e njohur edhe teknikisht si dominim i shpejtë, janë eksplozivë që shkaktojnë dëme jo të rënda te njerëzit.

Këto lloje të bombave mund të imobilizojnë përkohësisht armiq të shumtë në të njëjtën kohë, dhe janë veçanërisht të efektshëm kundër makinerive më të mëdha dhe grupeve të grumbulluara të njerëzve.

Shok-bomba, e cila shpesh përkthehet edhe si "tronditje dhe frikë" është një strategji ushtarake e bazuar në përdorimin e fuqisë dërrmuese dhe shfaqjeve spektakolare të forcës për të paralizuar perceptimin e armikut për fushën e betejës dhe për të shkatërruar vullnetin e tyre për të luftuar.

Produktet e shpërthimit fillimisht zgjerohen me shpejtësi shumë të larta në një përpjekje për të arritur ekuilibrin me ajrin përreth, duke shkaktuar një valë shoku. Një valë goditëse përbëhet nga ajri shumë i ngjeshur, që udhëton në mënyrë radiale nga burimi me shpejtësi supersonike.

Lajme të ngjashme