Lagja e Boshnjakëve| Raportohet se gjendja është momentalisht e qetë - NACIONALE

Lagja e Boshnjakëve| Raportohet se gjendja është momentalisht e qetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në veri të Kosovës, konkretisht te një udhëkryq në “Lagjën e Boshnjakëve”.

Banorët dëshmuan se një tjetër shpërthim ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut të mërkurën mbrëma edhe pse policia fillimisht mohoi se kishte ndodhur diçka.

Video ekskluzive nga ky shpërthim, i cili alarmoi vendasit, është siguruar nga Gazeta Nacionale.

Në anën tjetër, disa prej banorëve kanë treguar se si rrodhi e gjithë ngjarja.

"E qetë (situata), por e tensionuar", tha një qytetar i afërt me ngjarjen.

Momenti i shpërthimit të shok-bombës:

Nacionale ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili na tha se “s’ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi ka pasur zhurmë nga mjetet piroteknike”.

"Absolutisht nuk ka asgjë shqetësuese. Janë dëgjuar zhurma të mjeteve piroteknike", na tha më herët ai.

Megjithatë nuk shkoi shumë kohë dhe policia demantoi veten. Përmes një komunikatë bëri të ditur se janë regjistruar dy bomba-shoku, ndërsa nuk raportohet për lëndime.

“Dy sulme me shok-bomba në dy lokacione. S’ka dëme, s’ka të lënduar”.

Lajme të ngjashme