Policia po kryen operacion në një banesë në Mitrovicë të Veriut, gjen edhe armë
Policia e Kosovës mësohet që është duke e kryer një operacion në një banesë në Mitrovicë të Veriut.
Zv. drejtori rajonal për veriun me emrin Veton Elshani ka deklaruar se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar edhe armë zjarri.
“Kemi nisur aksionin në bazë të informacionit se aty mund të ketë laborator droge. Kemi gjetur pajisje për laborator (droge), për kriptovaluta, shok-bomba, armë, municione,” – është shprehur z. Elshani në prononcimin e tij.
Kjo banesë mësohet që ndodhet në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.
Aksione të tilla ka pasur edhe në të kaluarën.