Policia me himn të vetin, ka edhe tekst – Qe çka thotë tenderi
Dita ditës policia kosovare mund të bëhet që rezultatet e krimit të parandaluar t’i përfundojë nën tinguj origjinalë të saj – me himn personal.
3 mijë e 600 euro janë ndarë për tekstshkrimin e një himni të posaçëm për forcën policore. Njëjtë sikur vendet me traditë të fortë militare, si Indonezia, Rusia e disa shtete gjermane – Policisë së Kosovës do t’i frymojnë trumpetët.
Ndërkohë tash e tutje, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para në ndonjë ngjarje solemne të Policisë së Kosovës mund të qëndrojë i heshtur para orkestrës.
Policia e Kosovës ka hapur konkurs projektim për shkrimin e tekstit të himinit në muajin qershor. Këtë projekt e ka fituar Emini Emini. Çka duhet të dimë?
Policia e Kosovës pritet që shumë shpejt të ketë himnin zyrtar të saj. Ky himin i ka kushtuar Policisë së Kosovës 3 mijë e 600 euro.
Me 16 korrik 2024, Policia e Kosovës ka shpërblyer me kontratë personin Emin Emini. Për këtë tender kishte aplikuar edhe Arben Muhameti, por që nuk ishte përzgjedhur nën arsyetimin se nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuar në njoftimin për konkurs.
Sipas Dosjes së Tenderit që ka parë Nacionale, tekstshkruesi është i obliguar të bashkëpunojë me kompozuesin e vijës melodike të himnit, por duke që ende nuk është hapur konkursi për këtë gjë.
Çka duhet të përmbajë teksti i himnit?
Në Dosjen e Tenderi janë dhënë specifikat teknike dhe estetike të detyrushem për tekstin e himnit.
Këto specifika thonë se teksti i himnit duhet të jetë origjinal dhe të ketë karakter të veçantë e unik të Policisë së Kosovë.
Teksti duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe, teksa janë treguar se çfarë strofa duhet të ketë.
“Teksti i himnit të Policisë së Kosovës duhet të jetë krijim origjinal dhe duhet të shprehë karakterin e veçantë e unik të Policisë së Kosovës. Teksti i himnit duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe, duhet të ketë dy strofa katërvargëshe si dhe një strofë katërvargëshe në cilësinë e refrenit. Vargjet duhet të jenë tetërrokëshe, pa cezurë dhe me rimë të kryqëzuar sipas aliteracionit ab, ab.” – thuhet në Dosejn e Tenderi, raporton Nacionale.
“Përmbajtja e tekstit të himnit duhet të integrojë e të afirmojë veprimtarinë dhe vlerat e institucionit, integritetin, unitaritetin dhe identitetin e Policisë së Kosovës.” – thuhet tutje në specifikat e tekstit të himnit.
Përzgjedhja e tekstit është bërë një është vlerësuar nga një juri e ngritur “ad hoc”, e përbërë nga tre anëtarë të fushës përkatëse profesionale, letrare e artistike.
Tekstshkruesi Emini, nuk ka pranuar të na dërgojë tekstin duke u arystuar se e ka të pamundur tash në këtë fazë të publikojë tekstin pasi duhet të përfundojë edhe kompozimi.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës sipas raportit të UNDP-së është cilësuar si institucioni më pak i korruptuar me 12.40 për qind.
Ndërsa, edhe Qeveria e Kosovës në veçanti ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mburret me Policinë e vendit, anipse gjatë vitit ka pasur protesta për rritjet të pagave nga ana e disa njësiteve policore.