Policia jep detaje për vdekjen e këmbësores që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë - NACIONALE

Policia jep detaje për vdekjen e këmbësores që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një këmbësore ka vdekur pasi u godit nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe shoferja e veturës.

E dyshuara është ndaluar për 48 orë.

Raporti i plotë:

AKSIDENT KOMUNIKACIONI RRUGOR ME FATALITET

Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë,24.08.2024-20:39. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të ngjashme