Policia jep detaje për sulmin ndaj Sylës: Të dyshuarit janë larguar me një veturë me targa vendore - NACIONALE

Policia jep detaje për sulmin ndaj Sylës: Të dyshuarit janë larguar me një veturë me targa vendore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen e gazetarti dhe analistit Valon Syla.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, Syla është sulmuar nga tre persona të cilët deri më tani nuk janë identifikuara.

Të dyshuarit sipas policisë janë larguar me një veturë me targa vendore.

Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

LËNDIM I LEHTË TRUPORRr. Ilir Durmishi, Prishtinë 11.04.2023 – 22:29. Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore.” – thuhet në raport.

Ndërkohë, Sylanga QKUK-ja ka folur për RTV Dukagjinin ku ka treguar se kush e ka sulmuar.

Syla ka thënë se ishin tre persona sipas tij “islamik fanatikë”.

Po… sulmi, dmth… tre islamikë fanatikë më kanë sulmu. Shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ikë.” – ka thënë Syla.

Ndryshe, analisti Valon Syla gjatë ditës së djeshme kishte bërë disa reagime lidhur me dhurmin e një veture “Mercedes” dhuratë për një hoxhë në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Syla kishte kritikuar ashpër këtë gjest të hoxhollarëve, duke i quajtur “mulla mercedesa”.

Lajme të ngjashme