Syla foli pasi u trajtua në QKUK, kush janë sulmuesit sipas tij? - NACIONALE

Syla foli pasi u trajtua në QKUK, kush janë sulmuesit sipas tij?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të martën mbrëma është sulmuar fizikisht gazetari dhe analisti i politikës, Valon Syla. Ai mori trajtim mjekësor dhe se sulmi ndaj tij u dënua fuqishëm nga gazetarët, politikanët e anëtarë të tjerë të shoqërisë.

Ai nga QKUK-ja ka folur për RTV Dukagjinin ku ka treguar se kush e ka sulmuar.

Syla ka thënë se ishin tre persona sipas tij “islamik fanatikë”.

Po… sulmi, dmth… tre islamikë fanatikë më kanë sulmu. Shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ikë.” – ka thënë Syla.

Ndryshe, analisti Valon Syla gjatë ditës së djeshme kishte bërë disa reagime lidhur me dhurmin e një veture “Mercedes” dhuratë për një hoxhë në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Syla kishte kritikuar ashpër këtë gjest të hoxhollarëve, duke i quajtur “mulla mercedesa”.

Lajme të ngjashme