Policia e Kosovës nuk jep informacione: Pse po mbahet i fshehur numri i aplikantëve për kadetët policorë në veri? - NACIONALE

Policia e Kosovës nuk jep informacione: Pse po mbahet i fshehur numri i aplikantëve për kadetët policorë në veri?

1 vit më parë

nga Eriola Cacaj

Nga data 5 janar 2023 është hapur aplikimi nga Policia e Kosovës për policë të rinj nga radhët e komuniteteve pakicë. Kjo gjë është zënë në gojë në medie ndërkombëtare edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Largimi i ish-zyrtarëve policorë serbë ishte në fokus të tyre javët e kaluara. Por, pse po mbahet i fshehtë ky aplikim?

Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje tek drejtoria e Policisë së Kosovës për të marrë informacione për numrin e aplikantëve deri më tani si dhe a ka të interesuar.

Në përgjigjen e parë të PK-së për Nacionalen, të njëjtit kanë dërguar likun e hapjes së aplikimit, duke e injoruar pyetjen për numrin e aplikantëve.

Insistimi i gazetës për të marrë të vërtetën vesh, ka vazhduar edhe më pas. PK ka thënë se rreth procesit të mëtejme të konkursit do të informoheni me kohë, duke fshehur përsëri numrin e aplikantëve.

Siç jeni të informuar konkursi është hapur, përfshirë me kriteret që parashihen, ndërsa sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme rreth konkursit në fjalë do të informoheni me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen.” - thuhet në përgjigjen e tyre.

Sa është numri i aplikantëve deri më sot?

"Tre ose katër persona kanë marrë aplikacionin në mënyrë fizike deri më sot".

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe tashmë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se nga ardhja në pushtet i ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla, PK ju kanë kufizuar të drejtat për dhënien e informacioneve.

Ka një kohë që Policia e Kosovës nuk është aj institucioni transparent qe ka qenë, e dini që PK ka qenë institucioni më transparent nga të gjitha institucionet tjera, mirëpo nga instalimi i kësaj qeverie, që nga instalimi i zotëri Sveçla si Ministër i Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës ju kanë kufizuar të drejtat për dhënie të inflacioneve publikut dhe mendoj se kjo është një gjë e dëmshme, së pari për Policinë e Kosovës, por edhe për publikun në përgjithësi.” - ka thënë Qalaj.

Ai tutje ka thënë se beson që nuk do të ketë numër të madh të aplikantëve për konkursin e PK-së për kadet në Mitrovicën Veriore, dhe i njëjti ka treguar se arsyeja mund të jetë trysnia, shantazhi dhe kërcënimet nga Serbia.

Ju e dini se atje është duke u zhvilluar një trysni e madhe ndaj komunitetit lokal nga strukturat e Serbisë. Dhe unë mendoj se kjo është njëra ndër arsyeje pse Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur numrin e aplikantëve edhe pse sipas meje kjo është gabim. Në çdo moment në çdo kohë, pavarësisht rrethanave publiku ka të drejtë të dijë, gjithashtu edhe për ketë rast për numrin e aplikantëve në këtë konkurs. Sipas informatave të mija deri më tash tre ose katër persona kanë marrë fizikisht aplikacionet, mirëpo aplikantët kanë mundësi të aplikojnë edhe në mënyrë elektronike. Si do që të jetë nuk pres numër të madh të aplikantëve, ku prapë po e përsëris për shkak të trysnive, shantazhit, kërcënimeve që po i bënë Serbia me instrumentet e saj në pjesën veriore të vendit.” – ka përfunduar Qalaj.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se numri nuk bëhet publik për arsyeje të mos dhënies se inflacioneve strukturave të sigurisë se Serbisë për të krijuar presion dhe shantazh/kërcenim ndaj tyre.

Shala për Gazetën Nacionale ka thënë se gjendja në lidhje me konkursin për zyrtarin policor dëshmon faktin që është shpallur konkursi i cili ishte si rezultat i presioni politik të Beogradit kundër ish policeve të Kosovës që janë largu nga shërbimi.

Gjendja në lidhje më konkursin për zyrtarin policor dëshmon faktin që është shpallur konkursi i cili ishte si rezultat i presioni politik të Beogradit kundër ish policeve të Kosovës që janë largu nga shërbimi. Tani në pjesën veriore kemi mungesë të zyrtareve policor të ati komuniteti dhe në këtë proces Qeveria e Kosovës duhet të këtë një strategji të bashkëpunimit e jo të diferencës që ka ndodhur si pasoj e lojërave politike të Serbisë dhe dështimit të qeveris se Kosovës të mundësoj një mase preventive ndaj kësaj politik të Vuçiqit. Numri nuk behet publik për arsyeje të mos jepjes se informacioneve strukturave të sigurisë se Serbisë për të krijuar presion dhe shantazh/kërcenim ndaj tyre.” – ka thënë Shala.

Lajme të ngjashme