Policia e Kosovës shpall konkurs për zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut - NACIONALE

Policia e Kosovës shpall konkurs për zyrtarë policorë në Mitrovicë të Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.

Në njoftim theksohet se zyrtarët policorë do të pranohen sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet. Pra, Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez e Maqedonas.

Siç duket Policia e Kosovës, ka filluar lëvizjet e para për zëvendësimin e Policëve serb, që dhanë dorëheqje, e të cilëve u është pranuar dorëheqja.

Njoftimi i plotë i Policisë:

POLICIA E KOSOVËS SHPALL KONKURS -

POLICIJA KOSOVA RASPISUJE KONKURS

-Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez, Maqedonas).

Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.

- Za prijem policijskih službenika po pretpostavkama konkursa za sve manjine (Serbi, Bošnjaci, Turci, Gorani Romi, Aškali, Egipcani, Hrvati, Crnogorci, Makedonci).

Radno mesto: Regionalna Direkcija Policija Kosova Mitrovica Sever

Lajme të ngjashme