Policia e Kosovës demanton sërish mediat serbe - s'kemi arrestuar e as penguar ndokë - NACIONALE

Policia e Kosovës demanton sërish mediat serbe - s'kemi arrestuar e as penguar ndokë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare ka mohuar spekulimet e mediave serbe rreth arrestimit të një personi e keqtrajtimi të një tjetri.

Në një njoftim të publikuar para pak çastesh në rrjetin social "Facebook", nga ky institucion kanë thënë se as nuk kanë vënë nën pranga dikë, e as nuk kanë penguar, siç thuhet në tekst, një elektricist.

"Edhe një herë, demantojmë këto spekulime, duke sqaruar se nuk ka informacione zyrtare nga Policia e Kosovës për një arrestim të personit në fjalë, si dhe Policia e Kosovës nuk ka penguar dhe nuk pengon në asnjë rrethanë, asnjë institucion apo punonjës të cilët kryejnë detyrat zyrtare, përkundrazi në rastin konkret janë ndërmarr veprime në bashkëveprim me kompetentët për adresimin dhe sanimin e këtij problemi në rrjetin elektrik", thuhet ndër të tjerash.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme