Policia aksion në një garazh në Veri: 'Kontroll i zakonshëm' thotë Elshani - NACIONALE

Policia aksion në një garazh në Veri: 'Kontroll i zakonshëm' thotë Elshani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandër Arsenijeviq, politikan serb nga veriu i Mitrovicës, ka njoftuar për një aksion të Policisë së Kosovës në veri dhe ka publikuar fotografi prej atje.

Sipas Arsenijeviqit, aksioni i Policisë po ndodhë në një garazh në veri.

Nacionale ka pyetur zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës në veri, z.Veton Elshani, për më shumë informacione rreth fotografive të publikuara, por ai na tha shkurtimisht se ‘ky është një kontroll i zakonshëm’.

“Veprime të zakonshme hetimore që ndërmerr çdo ditë policia”, i tha shkurt Nacionales, z.Veton Elshani.

Lajme të ngjashme