“Po i antagonizoni serbët”, “Beogradi p'e bën kjamet, se jo”: Kurti më i paqartë se kurrë, sfidohet rëndë nga “Bloomberg”
E dha për punë të kryer që deri në fund të shkurtit çështja e dinarit do të përmbylllet.
Tranzicioni do të jetë “i kollajshëm”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur në “Bloomberg” ku u sfidua rreptë nga intervistuesja rreth pajtimit të përgjitshëm në bashkësinë ndërkombëtare (më shumë) me etikën e veprimeve të tij “me të cilët po antagonizon serbët”.
Jo me vendimin si të tillë, la të kuptojë gazetarja, por rreth "idealitetit të kohës" dhe brengave perëndimore për futjen në fuqi të këtij vendimi.
Kurti, këtu iu kthye se “nuk e ka marr qeveria këtë vendim...por BQK-ja”; kur gazetarja ia preu se “ke mundur t’ju thuash se në aspektin politik tash për tash s’është në rregull”.
Por, shtoi ai, do të ketë fazë kalimtare të lehtë “deri në fund të shkurtit” ku “serbët nuk do të ndëshkohen për mbajtje të dinarit”.
"Do të kenë linjë telefonike (hotline) ku serbët mund të thirrin dhe të ankohen për çkado që s’ju duket në rregull atyre".
Serbët “mund të mbajnë dinarë”, shtoi Kurti – thuajse si ornament – por s’mund të paguajnë me to në Kosovë. “Duhet t’i ndërrojnë në këmbimore në euro”, shtoi ai.
“Beogradi p’e bën kjamet...e jo serbët”, tha Albin Kurti dhe se “nuk po e ndalojmë dinarin, thjesht po e formalizojmë; thjesht gjërat po i bëjmë të ligjshme”.
Pastaj rrëshqiti në kontradikta se s’e ka bërë Qeveria e Kosovës, por BQK “si agjenci e pavarur shtetërore” ndonëse në mbledhjen e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje e dhanë si punë të tyre “heqjen e dinarit të Serbisë” nga Kosova.
Gazetarja i ndërhyu se ka konsensus nga aleatët që veprimet – përkatësisht mënyra – e trajtimit të problematike me veriun “janë antagonizuese” Kurti tha se “për hir të paqes dhe sigurisë nuk e jap sundimit e ligjit, kushtetuetshmërinë dhe demokracinë”.
“Nuk e jap njërën për hir të tjetrës”.
“E kundërta është e vërtetë”, tha Albin Kurti në vërejtjet e gazetares e cila citonte qëndrime të aleatëve të sigurisë dhe ndërkombëtar të Kosovës; këta të fundit janë në të gabuarën.
“Marrja me të mirë Serbinë duhet të ndalojë nga Brukseli dhe Uashingtoni”, tha ai.
Për më tepër janë Brukseli dhe Uashgintoni, nënvizoi ai, “që mund ta detyrojnë Serbinë” për nënshkrim dhe zbatim të Marrëveshjes, ngase Kosova s’e bën dot këtë.
“Mendoj se është e rëndësishme që ta bëjmë sa më parë të jetë e mundur, por prapseprap s’mund ta detyrojmë Serbinë. është BE dhe ShBA që mund ta bëjnë këtë. Serbia merr arma dhe municione nga Rusia dhe Kina, dhe duan tolerancë amerikane dhe para evropiane përveç kësaj”, tha ai.
Në lidhje me Asociacionin, që Kurti tha “është vetëm Neni 7”, ai shtoi se “e kam të vështirë të vazhdojë tutje” duke marrë parasysh mosnënshkrimin nga Serbia.
“Tash kjo është e ashqutuajtur vetëmenaxhim dhe është Neni 7 e Traktatit Bazë, por nga 11 nenet Serbia tashmë i ka shkelur 8 prej tyre dhe mes-dhjetor Brnabiqi çoi letër në BE ku në themel tha se Serbia po tërheqt nga marrëveshja”.
“Për mua është e vështirë të shkojë para kur ata s’e nënshkruajnë, s’e respektojnë, shkelin atë, dhe çojnë letër ku thonë se s’i binden më asaj”:
Duke u kthyer sërish në çështjen e dinarit Kurti tha “nuk është i nxituar” por se “ka qenë dashur të bëhej shumë kohë më parë”.
“Jo kjo ka qenë dashur shumë më herët. Na duhet të legalizojmë bankimin dhe financimin; të gjitha institucionet financiare duhet të kenë licensat e tyre nga Republika jonë. Këtë po bëjmë. Dinarë me thasë me s’do të ketë”, tha ai.
Intervista e plotë e botuar (por e papërkthyer në shqip) në faqen në Facebook të Albin Kurtit: