“Po fillojmë ndërtimin 10 shtëpive të shqiptarëve në Veri të Kosovës”, njofton Liburn Aliu - NACIONALE

“Po fillojmë ndërtimin 10 shtëpive të shqiptarëve në Veri të Kosovës”, njofton Liburn Aliu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë “janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërrtimint e 10 shtëpive të shqiptarëve” në veri të Kosovës.

Aliu bëri të ditur se tashmë janë realizuar edhe takimet e para me familjarët dhe përfituesit e këtyre shtëpive, si dhe janë kryer vizitat në lokacionet e caktuara për ndërtimin e këtyte shtëpive.

Njoftimi i Liburn Aliut:

Lajm shumë i mirë që tashmë ka marrë rrugën e duhur 👉 Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës.

ℹ️ Tashmë janë marrë të gjitha hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë (10) Shtëpive në Veri të Republikës së Kosovës, me ç’rast me datë 23.08.2023, është realizuar takimi i parë në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovisë së Veriut, z. Erden Atiq, bashkë me kryefamiljarët, njëherit përfituesit e shtëpive, ku edhe është realizuar vizita në lokacionet e caktuara për ndërtimin e shtëpive.

ℹ️ Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës”, ka qenë i ndarë në 3 LOTE: LOT 1: Ndërtimi i 10 shtëpive, që tashmë ka marrë rrugën e duhur, si dhe LOT 2: Ndërtimi i 11 shtëpive dhe LOT 3: Renovimi i 4 shtëpive, që shumë shpejtë pritet që të përfundojnë procedurat edhe për këto dy LOT-et e tjera, në mënyrë që projekti të përfundojë në tërësi sa më parë.

Lajme të ngjashme