Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, ministrja Hajdari “feston” në një restaurant të kryeqytetit - NACIONALE

Pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, ministrja Hajdari “feston” në një restaurant të kryeqytetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, përmes një komunikatë për medie, ka njoftuar se i është pezulluar certifikata e biznesit “Klan Kosovës”.

Ky vendim ka shkaktuar shumë reagime në vend, duke u cilësuar si sulm ndaj shprehjes së lirë.

Por, ndryshe, e pashqetësuar dhe e relaksuar shihet ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një restaurant të Prishtinës.

Në fotografinë e siguruar nga gazeta Nacionale, ministrja Hajdari duket mjaft e lumtur dhe gazmore.

Lajme të ngjashme